Murgesha Porfiria i Athinës, Greqi (+2015): Operacioni i ëngjëjve, një ndodhi e mrekullueshme ╰⊰¸¸.•¨* Albanian

Συντονιστές: Anastasios68, Νίκος, johnge

Α.Γ.
Δημοσιεύσεις: 824
Εγγραφή: Παρ Φεβ 12, 2016 11:46 pm

Murgesha Porfiria i Athinës, Greqi (+2015): Operacioni i ëngjëjve, një ndodhi e mrekullueshme ╰⊰¸¸.•¨* Albanian

Δημοσίευσηαπό Α.Γ. » Πέμ Μαρ 10, 2016 12:38 am

ORTHODOX ATHENS

Εικόνα

Murgesha Porfiria i Athinës, Greqi (+2015):

Operacioni i ëngjëjve, një ndodhi e mrekullueshme

Duke udhëtuar të murret e qytetit


Ditën para votimeve, ndodhem në aeroport, ora tre pas mesnate. Në tre e gjysëm shkoj për të marrë pasagjerë. Në taksi hyri një djalë i ri …..

-Mirmëngjes! Pirea të lutem.

-Trim, në qiell të kërkoja, në tokë u gjende!

-Përse e thoni këtë ?

-Rrugë më e mirë nuk mund të rastiste! Në Pire banoj dhe unë!

Epo, shumë mirë! Do të të çoj në shtëpi, hë?

-Pikërisht. Jam pa gjumë 15 orë mendoj që kam dhe unë të drejtën e çlodhjes dhe të gjumit.

-Pesëmbëdhjetë orë që ngisni makinën?

-Jo, pesëmbëdhjetë orë që jam në taksi.

-Si duron kaq orë? Nuk ke frikë natën?

-Kur ke besim të fortë tek Zoti, nuk ke frikë nga asgjë, ndjehesh e sigurt.

-Ke të drejtë, shikoj që mban dhe ikona, dëgjoj dhe stacionin e Kishës. Fjalët e tua rreflektojnë siguri. Me të vërtetë ke Zotin pranë teje! Gëzohem, kur dëgjoj dhe shikoj njerëz, që besojnë fort, ashtu si unë. Nuk është e rastësishme që hyra në taksinë tënde, ishte vullneti i Zotit. Beson në mrekullitë?

-Natyrisht që besoj.

-Dëshiron të të them një mrekulli, që ndodhi në familjen time?

-Me kënaqësinë më të madhe!

-Punoj në Israel, në Ambasadën Greke. Jam afër me Varrin e Tërëshënjtë të Krishtit dhe tani erdha që të votoj.

-Do të më thuash si të quajnë?

-Niko.

-Bukur! Mua më quajnë Rania.

-Gëzohem Shumë.

-Atëhere Rania, kunata ime nuk lindëte dot fëmijë. Shkoi në shumë mjekë në Qipro, erdhi në Greqi, shkoi në Londër, Angli – por të gjithë i thanë një JO të madhe, nuk mund të lindësh fëmijë. Ndërkaq kishte arritur moshën 40 vjeçare. Lutjet dhe dedikimet të panumërta. Deri sa Zotit të mirë ju dhembs. Në moshën 40 vjeçare mbeti e rëndë. E kupton gëzimin e tonë.

E ruanim të gjithë si diçka të çmuar. Mos kollitej, mos tështitej, mos zbresë vetë shkallët, çdo të hajë – e kishim si sytë e ballit! Deri sa erdhi çasti që lindi dhe ishim të gjithë pranë saj.

Në sallon që prisnim vjen infermjerja me një ëngjëll në duar. Ishte kaq bebe e bukur, që ë të bukur nuk kisha parë kurrë. Djali im nuk ishte kaq i bukur, ku ma sollën që ta shihja. Por ditën tjetër na erdhi lajmi i keq. Mjeku thirri baxhanakun tim në zyrë dhe i tha që fëmija u lind me një veshkë dhe nga ajo gjysma është e prishur. Duhej të fillonte pastrim gjaku. Lajmi ishte si rrufe në kokë!

E çuam në çdo vend që mund të imagjinosh, në çdo doktor që na thonin, ne vraponim. Shkuam jashtë shtetit, shkuam kudo, nuk mund të bëhej gjë. Lutjet ditë e natë nuk ndalonin. Kur fëmija arriti dy vjeç, kunata pa një ëndër. Mos më pyet se si. Nuk e kam kuptuar mirë. Më kërkoi që të vijë në Vendet e Shënjta që të falet.

Me të vërtetë erdhi bashkë me fëmijën. E dërgova me një guidant turistik që të falej në Varrin e Tërëshënjtë. Çfarë u bë atje? Dëgjo se çmë thanë. Kur hynë në Kishë, fëmija qante pa pushim. I thotë një zonjë: “Përse qan kështu fëmija juaj”. “Është i sëmurë”, iu përgjigj kunata ime. Atëhere i tha zonja: “Vendose fëmijën mbi Varrin e Tërëshënjtë dhe do të ndalojë të qarit!”.

Kunata ime e shtriu mbi Varrin e Tërëshënjtë. Por fëmija lëngonte së qari. Ajo qëndronte e ngrirë nuk mund të bënte as para as mbrapa. Fëmija flloi të mavioseshe, në një çast ia doli mbanë dhe e mori në kraharorin e saj. Por nuk mund të merrte frymë dhe e çuan në spital ku i vunë oksigjen. Në të njejtën ditë shkoi në Qipro.

Të nesërmen fëmija duhej të shkonte për pastrim gjaku. Atje, në Jerusalem, kam njohur një asket kallogjer i cili më flet për mrekullitë. Kur iku kunata ime, shkova dhe e takova dhe filloi sërisht që të më fliste për Zotin dhe për mrekullitë, deri sa papritur e dëgjoj të thotë: “Po, po! Çfarë operacioni ishte ai! Fëmija ulërinte së qari nga dhimbjet!” “Cili fëmjë – jerond?” “Nipi yt, more djalë! Mu përgjigj. Ëngjëjt e operuan dhe i vendosën dy veshka të reja!!!” “Ah, jerond u çmënde”, thashë brenda meje, “dhe mrekullitë e tjera që më thotë janë fantazitë e tij”. Kur u çova të iki, më goditi në shpatulla dhe më tha: “Ajde, do të bësh vajzë!”.

Ika i mërzitur, me sigurinë më të madhe që jerondi i kishte humbur mentë e tij atje në shkrretëtirë dhe në vetminë e tij. hyra në makinë që të shkoja në Ambasadë, kur më ra celulari. Ishte ime shoqe. Më fliste dhe qante, nuk mundesha të kuptoja se çfarë thoshte, vetëm një fjalë arrita të shkëputja: “Niko, fëmija është mirë!”. U përpoqa që ta qetësoj që të marr vesh se çfarë po më thotë. Më thotë fjalët që dëgjova dhe prej jerondit: “-Fëmija ka dy veshka të shëndetëshme!”

U shokova! U ktheva prapa tek jerondi. Mendja ime e ngatërruar dhe mendimet e çrregullta, fluturonin këtu dhe atje. Arrita tek jerondi dhe për herë të para u përula para tij dhe i puthja duart. “ – Je shënjtor!” psherëtiva, “Biri im, mos e përsërit më këtë. Shënjtor është vetëm Zoti!”.

Në një javë më erdhi lajmi tjetër i mirë. Gruaja ime ishte e rëndë. Sapo tha “Niko i dashuri im” mu kujtuan fjalët e jerondit. “- Mos thuaj asgjë tjetër. Je e rëndë!” “Po, nga e di ti?” “Ma tha Kallogjeri , miku im dhe është vajzë!”.

Që prej mrekullisë që u bë tek nipi im besova shumë thellë tek Zoti. Asnjeri dhe asgjë nuk do ta trondisë këtë besim. Nqs në një çast do të vendosësh të vish në Jerusalem, do të gëzohem të vish të më gjesh, të më kërkosh në Ambasadë. Do të thuash që dua Niko Pireotin.

Ndërkaq arritëm në Pire – unë nuk mundesha që të formuloja asnjë fjalë, por as të zbres që të mar valixhen e Nikos nga bagazhi.

Burimi:

Murgesha Porfiria

Duke udhëtuar të murret e qytetit



Επιστροφή στο

Μέλη σε σύνδεση

Μέλη σε αυτή την Δ. Συζήτηση: 2 και 0 επισκέπτες